Trajneri i RB Leipzig shprehet i qartë për kundërshtarët sonte: Mbappe është lojtari që do t’ia hiqte Real Madridit
Real Madridi e pret Leipzigun të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabéu”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës, me synimin për ta vazhduar ecurinë pozitive në këtë garë. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho i ka fituar dy ndeshjet e para në Evropë, kundër Interit dhe Romës, ndërsa vjen pas një fitoreje…
Sport
Real Madridi e pret Leipzigun të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabéu”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës, me synimin për ta vazhduar ecurinë pozitive në këtë garë.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho i ka fituar dy ndeshjet e para në Evropë, kundër Interit dhe Romës, ndërsa vjen pas një fitoreje bindëse 4:1 ndaj Sevillas në La Liga. Në atë takim, Mbappé realizoi dy gola dhe konfirmoi formën e mirë që po kalon.
Sulmuesi francez ka shënuar 11 gola këtë sezon, duke u shndërruar në një prej rreziqeve kryesore për mbrojtjen kundërshtare.
Trajneri i RB Leipzigut, Martin Demichelis, nuk ka pasur dilema kur është pyetur se cilin lojtar do ta largonte nga formacioni i Real Madridit për t’i dhënë skuadrës së tij më shumë gjasa për fitore.
“Kylian Mbappé”, ishte përgjigjja e shkurtër e argjentinasit, para përballjes së dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.
Leipzig po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas humbjes 4:1 nga Como, pësoi edhe një disfatë të rëndë 6:1 nga Bayern Munichu.
Skuadra gjermane ka fituar një ndeshje në dy xhirot e para të Ligës së Kampionëve dhe synon të befasojë në Madrid.
Për Demichelisin dhe ekipin e tij, ndalimi i Mbappés do të jetë një prej sfidave kryesore të mbrëmjes, në një përballje ku Real Madridi hyn si favorit.