Bedri Hamza u takua me Albin Kurtin pak orë para dorëheqjes, çka u bisedua?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar sot Kryesinë e partisë për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e të parit të PDK-së. Sipas burimeve të Indeksonline, pak orë para se të njoftonte dorëheqjen, Hamza ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton lajmi.net. Të njëjtat burime bëjnë…

Lajme

21/10/2026 17:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar sot Kryesinë e partisë për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e të parit të PDK-së.

Sipas burimeve të Indeksonline, pak orë para se të njoftonte dorëheqjen, Hamza ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi, Kurti e ka siguruar Hamzën se, në rast të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro ligjit, përfshirë edhe ndryshimet që mund të propozohen gjatë procesit.

Ndërkohë, Ligji për Dhomat e Specializuara aktualisht gjendet në Presidencën e Kosovës, ku pritet të dekretohet nga presidentja./lajmi.net/