Zhgënjen Kosova, eleminohet nga Sllovakia në Prishtinë

Kosova nuk ka mundur ta shfrytëzojë mundësinë e krijuar nga Islanda që të kualifikohet në Kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Sport

20/02/2021 21:00

 Kosova dhe Sllovakia janë përballur në kuadër të parakualifikimeve të Kampionatit Botëror.

Pas “dhuratës” që i bëri Islanda, duke mposhtur Luxemburgun në Prishtinë, Kosovës i duhej një fitore patjetër që të kualifikohej tutje, transmeton lajmi.net.

“Dardanët” ishin në avantazh në çerekun e parë, por humbën tre të tjerë.

Rezultatet e çerekëve, Kosova – Sllovakia: (23-15), (14-20), (17-20) dhe (19-22)

Basketbollistët më të mirë tek Kosova ishin, Dardan Berisha, 24 pikë shtatë kërcime dhe dy asistime dhe Drilon Hajrizi me pesë pikë, tetë kërcime dhe një asistim.

Divine Myles shkëlqeu me nëntë pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.

Për Sllovakinë shkëlqyen, Vladimir Brodziansky me 29 pikë, 18 kërcime dhe karër asistime dhe David Abraham me 12 pikë një kërcim.

Rezultati përfundimtar, Kosova 73-77 Sllovakia.

Tani me këtë humbje, Kosova eleminohet dhe Sllovakia vazhdon tutje në Kualifikimet për Kampionatin Botëror./Lajmi.net/