Zakaria arrin në Torino për testet mjekësore te Juventus

Transferimi më i fundit i Juventusit, mesfushori Denis Zakaria tashmë ka arritur në Torino.

Sport

31/01/2022 09:40

Zvicerani do nënshkruajë për katër vite me skuadrën italiane pas pak orëve, transmeton lajmi.net.

Zakaria veçse ka arritur në Torino për të kryer testet mjekësore, para se të kompletojë transferimin.

Ishte gazetari Romeo Agresti që publikoi videon e mesfushorit duke bërë video me tifozët dhe dhënë autografe.

Ndërkohë, në orët në vijim, Rodrigo Bentacur do kaloi Tottenham që do t’i hap rrugën transferimit të Zakarias te “Zonja e Vjetër”./Lajmi.net/