Youssoufa Moukoko, futbollisti më i ri në moshë që u paraqit në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e parë e edicionit të ri në Champions League.

Sport

17/09/2021 15:44

Shumë futbollistë të rinj u paraqiten në këto duele të kompeticionit më të madh për klube, shkruan lajmi.net.

Lojtari më i ri që u paraqit ishte Youssoufa Moukoko i Dortmundit që u inkuadrua në minutën e 70’ në duelin ndaj Besiktasit.

Moukoko vetëm 16 vjeç e 299 ditë ishte futbollisti më i ri që luajti disa minuta në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

I dyti ishte Gavi i Barcelonës 17 vjeç e 40 ditë, ndërsa i treti bashkëlojtari i tij Alejandro Balde 17 vjeç e 331 ditë, të dy këta pjesën disa minuta në pjesën e dytë kundër Bayernit.

Jude Bellngham ishte i katërti në moshën 18 vjeç e 78 ditë, madje ai shkëlqeu duke realizuar një gol e një asistime në duelin me Besiktasit.

Ndërsa një futbollistë tjetër i ri në moshë që u paraqit ishe Yousuf Demir poashtu nga Barcelona në moshën 18 vjeç e 104 ditë. /Lajmi.net/