Ylli i Milan i shënon gol të bukur Berishës – Shqipëria me dy gola disavantazh ndaj Turqisë

Turqia ka shënuar edhe golin e dytë në përballjen kundër Shqipërisë.

Sport

22/03/2019 22:09

Shqipëria nuk e ka nisur aspak mirë rrugëtimin e saj në kualifikimet për kampionatin evropian 2020.

Në ndeshjen e parë, ‘kuqezinjtë’ po e gjejnë vetën me dy gola disavantazh në përballjen me Turqinë, pas 55 minutave lojë.

Golin e dytë në këtë takim e realizoi Hakan Calhanoglu, i cili luan me skuadrën e Milan. Më poshtë mund  ta shihni golin. /Lajmi.net/