Xhaka me Zvicrën e nisin me fitore, marrin tri pikë nga udhëtimi në Gjeorgji

Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj drejt Euro 2020.

Sport

23/03/2019 16:55

Në ndeshjen e parë të fazës së eliminatoreve, zviceranët kanë arritur të mposhtin kombëtaren e Gjeorgjisë me rezultatin 0:2.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e zbehtë dhe jo me shumë raste shënimi për gol, shkruan lajmi.net.

Rezultati u zhbllokua tek në minutën e 57’ kur Steven Zuber shënoi një gol të bukur pas asistimit të Embolo.

Fitoren e helvetikëve e vulosi Denis Zakaria, i cili shënoi për 0:2 dhjetë minuta para fundit të takimit.

Kështu, Zvicra merr tri pikët e para ndaj Gjeorgjisë, grupin D, ku luajnë edhe Gjibraltari, Irlanda dhe Danimarka. /Lajmi.net/