Xavi: S’ishim në nivelin e tyre, eliminimi i parakohshëm na ndikoi

Xavi Hernandez ka dhënë disa komente lidhur me eliminimin e Barcelonës nga Champions League. Barcelona mësoi për eliminimin e saj pak minuta para fillimit të ndeshjes ndaj Bayern, kur Inter fitoi 4:0 ndaj Plzen. Xavi beson se për humbjen ndaj Bayern ndikoi edhe eleminimi i parakohshëm, por edhe e pranon se akoma s’janë në nivelin…

Sport

27/10/2022 08:27

Xavi Hernandez ka dhënë disa komente lidhur me eliminimin e Barcelonës nga Champions League.

Barcelona mësoi për eliminimin e saj pak minuta para fillimit të ndeshjes ndaj Bayern, kur Inter fitoi 4:0 ndaj Plzen.

Xavi beson se për humbjen ndaj Bayern ndikoi edhe eleminimi i parakohshëm, por edhe e pranon se akoma s’janë në nivelin e tyre.

“Nuk ishim garues sot. S’e kemi arritur nivelin e tyre”, ka thënë Xavi mbrëmë pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Eleminimi i parakohshëm ndikoi ndeshjen tonë”, shtoi spanjolli.

Barcelona do ta vazhdojë aventurën e saj evropiane në garat e Europa League. /Lajmi.net/