VV në Pejë zgjedh kandidatët për deputetë, mungon Rozeta Hajdari
Dega e VV-së në Pejë ka zgjedhur tri kandidatë që do të marrin pjesë në listën e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në listë mungon ish-ministrja Rozeta Hajdari.
Lajme
Njoftimi i plotë:
Sot konform rregulloreve dhe statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së në Pejë janë:
Fatmire Mulhaxha Kollçaku
Besnik Zeqiraj
Jeton Lajqi
Në emer të Qendres së Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju urojmë suksese! /Lajmi.net/