Momenti në Shkup: Mickoski dhe Kurti ulur krah për krah dhe të buzëqeshur në kongresin e VLEN-it

Në Shkup është mbajtur kongresi i VLEN-it, ku është zyrtarizuar bashkimi i këtij subjekti politik në një parti të vetme. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë punimeve të kongresit, transmeton lajmi.net.…

Lajme

09/05/2026 20:08

Në Shkup është mbajtur kongresi i VLEN-it, ku është zyrtarizuar bashkimi i këtij subjekti politik në një parti të vetme.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë punimeve të kongresit, transmeton lajmi.net.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti vlerësoi procesin e bashkimit të partive brenda VLEN-it, duke theksuar se raste të tilla në politikë janë të rralla, pasi sipas tij kërkojnë vizion dhe pjekuri për unifikim.

“Është më e rrallë dhe më domethënëse kur disa subjekte arrijnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik”, tha Kurti.

Ai theksoi gjithashtu simbolikën e mbajtjes së kongresit më 9 maj, në Ditën e Evropës, duke e lidhur këtë me vlerat e Bashkimit Evropian si paqja, demokracia dhe kundërshtimi i ideologjive ekstreme.

Kurti foli edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke përmendur marrëveshjet e përbashkëta ndërmjet dy qeverive dhe proceset që, sipas tij, janë në vazhdim për zbatim./lajmi.net/