Vuçiq do t’iu raportojë deputetëve serb për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të raportojë në Kuvendin serb lidhur me bisedimet lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të martën.

Lajme

18/06/2021 19:49

Sipas medieve serbe, Vuçiq kishte paralajmëruar për diçka të tillë më 22 qershor dhe do t’i informojë ata për rrjedhën e dialogut.

I pari i Serbisë vazhdimisht e ka përshkruar si “javë të vështirë” periudhën para takimit me kryeministrin Albin Kurti. Në takim, Vuçiq u përball me katër kërkesat e Kurtit, në mesin e të cilave ishte edhe njohja e ndërsjellë, për çka është shprehur kategorikisht kundër udhëheqësi serb.

Vuçiq ka thënë se është i dëshpëruar se si në takim nuk është biseduar çështja e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështje kjo të cilën e ka kërkuar për zbatim edhe ndërmjetësuesi special për dialogun, Matthew Palmer.

Kurti, në përgjigje ndaj Palmer, ka thënë se nuk do ketë asociacion një-etnik.