Vodhi mijëra dollarë nga fondi i trajtimit të sëmundjes së rëndë të djalit për prostituta dhe drogë

Babai i një fëmijë të sëmurë u akuzua që ka vjedhur me mijëra para që po i mbledhnin për shërimin e fëmijës së tij – për shkak një sëmundje të rëndë.

Fun

04/08/2019 12:05

Ai u akuzua për vjedhjen e parave për t’i shpenzuar ato në prostituta dhe drogë, dhe duke jetuar në luks, raportuan policët e Brazilit.

Mateurs Alves, është akuzuar në marrjen e më shumë se 130.000 pound (142,024 euro), të cilat po i mbledhnin nga familjarët dhe shoqëria për të blerë ilaçe e shtrenjta për të shëruar djalin e tij dy vjeçar, raporton “Unilad”.

Djali i vogël ka një sëmundje të rrallë të quajtur “Spinal Muscular Atrophy (AME)” sëmundje degjenerative neuromuskulare dhe paratë do shërbenin për të blerë ilaçin e parë të zbuluar për shërimin e kësaj sëmundje, transmeton lajmi.net.

Policët kapën 37 vjeçarin  në një hotel me 5 yje në Salvador të Brazili, dhe e arrestuan në fund të muajit që lamë pas, ku ai ishte duke u fshehur dhe duke i shpenzuar të gjitha paratë. Po ashtu, hetuesitë gjetën se ai po mundohej të hapej një shtëpi publike me një femër si partnere.

Gruaja e Alves kishte vërejtur që paratë ishin duke u tërhequr nga llogaria, dhe menjëherë e kishte kuptuar që është burri i saj për shkak se ai ishte “zhdukur” dhe nuk ishte me të.

Ai u arrestua, por ende nuk dihet se për sa kohe.  Edhe pse parat ishin marrë nga llogaria e tij, por fatkeqësisht një shumë e madhe prej tyre ishin shpenzuar. /Lajmi.net/