Veseli: Ukshin Hoti ishte frymëzim për lëvizjen kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në vendosjen e gurëthemelit të ndërtimit të shtatores së Ukshin Hotit, mendimtarit dhe politikanit i cili vazhdon të konsiderohet i pagjetur që nga lufta e fundit.

Lajme

17/06/2016 14:19

“Sot, për neve, studentët dhe profesorët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ishte një ditë e veçantë. Në ditëlindjen e ideologut, profesorit dhe patriotit të shquar, Ukshin Hoti, bëmë vendosjen e gurëthemelit të shtatores së tij, në oborrin e Universitetit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në facebook.

“Ai ishte burim i frymëzimit të lëvizjes sonë kombëtare, për çlirimin e vendit tonë. Sot, ai për neve është burim i motivimit të vazhdueshëm për forcimin dhe zbatimin e përgjegjësive të shtetësisë tonë, ngritjen e mirëqenies dhe shtetit ligjor”.

Veseli deklaron se Kosova ka të drejtë dhe duhet të dijë për fatin e profesorit Ukshin Hoti dhe të pagjeturve të tjerë, sepse vënia e drejtësisë në vend, shëron plagët e të shkuarës, i kontribuon paqes dhe hap shtigjet e së ardhmes