Valbona ironizon Laertin pas ‘goditjes’ që ia bëri në spektakël

Një veprim i Laert Vasilit në Prime ka ndezur të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai mbrëmë (e shtunë) vendosi që të largohej nga një lojtar i vetëm me Valbona Mhillin dhe të shkonte në një nominim kokë me kokë me të. E kjo natyrisht se nuk u prit mirë nga…

ShowBiz

23/03/2025 19:50

Një veprim i Laert Vasilit në Prime ka ndezur të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai mbrëmë (e shtunë) vendosi që të largohej nga një lojtar i vetëm me Valbona Mhillin dhe të shkonte në një nominim kokë me kokë me të.

E kjo natyrisht se nuk u prit mirë nga gazetarja, e cila ka shprehur një pëlqim për të dhe krijoi një afrimitet të madh me aktorin.

Derisa po qëndronin sot (e diel) në oborr, në sfond dëgjohet një këngë e Lyrical Son, MC Kreshës dhe Ledrit “Menemadhe”, ku vargjet e së cilës i shfrytëzoi Valbona për ‘diss’.

“Të përshëndes Laert, hajde Laert. Ti me mua ke hy në gjynah, çdo natë në ëndërr ke me më pa”, i tha ajo.

E nga ana tjetër Laerti u mundua që ta injoronte këtë moment, ku në oborr ishte edhe Gjesti me Eglin.

Pritet të shihet se kush do të dalë nga ky televotim i fortë i së martës.