UEFA me komunikatë ZYRTARE: Liga e Kampionëve, Liga e Evropës e Euro 2020 në pikëpyetje

UEFA ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me vazhdimin e kompeticioneve të saja.

Sport

12/03/2020 14:27

Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Euro 2020 mund të suspendohen të gjitha, si pasojë e koronavirusit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell komunikatën e plotë të UEFA, lidhur me këto gara.

“Me zhvillimet e fundit të koronavirusit dhe përhapjen e këtij virusi në Evropë, si dhe analizën në ndryshim të Organizatës Botërore të Shëndetit, UEFA ka ftuar sot përfaqësues të 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Aosciacionit të Klubeve Evropiane si dhe një përfaqësues të FIFPro, për të marrë pjesë në takime me anë të videokonferencës, të martën më 17 mars, për të diskutuar rreth përgjigjes së futbollit evropian ndaj shpërthimit të këtij virusi.

Diskutimet do të përfshijnë të gjitha garat vendase dhe evropiane, përfshirë edhe UEFA EURO 2020” thuhet në komunikatën e UEFA”.

“Komunikimi i mëtutjeshëm do të bëhet pas këtyre takimeve” thuhet në përfundim. /Lajmi.net/