U pyet çfarë i tha Lewas, Messi befason me përgjigjen e tij

Lionel Messi dhe Robert Lewandowski ndanë një moment së bashku gjatë mbrëmjes së kaluar. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi me Argjentinën e tij mposhtën kombëtaren e Polonisë me rezultatin 0:2. Pas ndeshjes, Messi dhe Lewandowski patën një bisedë të përbashkët. Gazetarët pyetën Messin se cila ishte biseda e tyre, por morën…

Sport

01/12/2022 09:40

Lionel Messi dhe Robert Lewandowski ndanë një moment së bashku gjatë mbrëmjes së kaluar.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi me Argjentinën e tij mposhtën kombëtaren e Polonisë me rezultatin 0:2.

Pas ndeshjes, Messi dhe Lewandowski patën një bisedë të përbashkët. Gazetarët pyetën Messin se cila ishte biseda e tyre, por morën një përgjigje të papritur.

“Më mësuan se çfarëdo që ndodh në fushë, qëndron në fushë. Dhe e njëjta në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Messi, i pyetur për bisedën me Lewy, përcjell lajmi.net.

“Asgjë nga ato që biseduam privatisht nuk del jashtë prej meje”, ka shtuar argjentinasi.

Pati disa spekulime që Messi e injoroi Lewandowskin gjatë ndeshjes, por biseda e tyre në fund hodhi poshtë gjithçka. /Lajmi.net/