Tre pikëshi i Gobert bëhet viral – shënon nga distanca, por pikët nuk numërohen

Utah Jazz me shumë vështirësi ka arritur të fitojë si mysafir i Denver Nuggets (102-125).

Sport

17/01/2022 10:15

Ndër më të mirët në këtë takim ishte padyshim Rudy Gobert, që u kthye pas një kohë në fushë, transmeton lajmi.net.

Gobert gjatë takimit dha një tre pikësh të çmendur duke shënuar nga një distancë shumë e largët, por pikët nuk u numëruan.

Arsyeja është se momenti kur Gobert gjuajti topin, koha kishte përfunduar, andaj me rregulla të NBA-së pikë nuk numërohen.

Sidoqoftë, gjuajtja mbetet e jashtëzakonshme për t’u parë, derisa është bërë viral edhe në rrjetet sociale./Lajmi.net/