‘Transfermarkt’ zbulon vlerën e Kosovës pas ardhjes së Hadërgjonajt

Përfaqësuesja e Kosovës më 7 dhe 10 qershor zhvillon dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Sport

21/05/2019 17:24

Risi në grumbullimin e radhës të Kosovës do të jetë ylli i Huddersfield, Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar, dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Me ardhjen e Hadërgjonajt te Kosova, ‘Dardanëve’ iu është rritur vlera në ‘Transfermart’.

Sipas ‘Trensfermarkt’, Përfaqësuesja e Kosovës tani vlen 48.42 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net.

Valon Berisha mbetet lojtari më i shtrenjtë, 6.75 milionë euro, ndërsa pasohet nga Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj, që vlerësohen 6.3 milionë euro.

Është fakt i mirë se një pjesë e madhe e lojtarëve të Kosovës kanë pësuar rritje në vlerat e kësaj faqeje të specializuar./Lajmi.net/