Trajneri Mulaomerovic publikon listën e Kosovës për ndeshjen e ardhshme
Trajneri i Përfaqësuesës së Kosovës në basketboll, Damir Mulaomerovic ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e ardhshme.
Sport
Mulaomerovic ka publikuar listën e gjerë me 15 emra, për ndeshjen e 24 shkurtit, të cilën Kosova e luan kundër Rumanisë.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për parakualifikimet e Eurobasketit që do të mbahet në vitin 2021, përcjell lajmi.net.
Kosova do të jetë nikoqire e Rumanisë më 24 shkurt, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kosova luan në grupin B, ku deri më tani ka pësuar tri disfata, nga Maqedonia dy herë dhe një herë nga Rumania.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e gjerë të përfaqësuesës së Kosovës: /Lajmi.net/
Malcolm Armstead
Valom Bunjaku
Leonard Mekaj
Erjon Kastrati
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Meriton Ismaili
Arian Qallaku
Rron Grapci
Drilon Hajrizi
Samir Zekiqi
Edmond Azemi
Besnik Azemi
Fisnik Rugova
Lis Shoshi