Trajneri i Pejës, Radovic: Jam i lumtur për kualifikimin, tani fokusohemi për gjysmëfinalen

Trajneri i Pejës, Dragan Radovic ka folur pas triumfit ndaj Prishtinës në çerekfinale të Play Off-it.

Sport

23/04/2021 18:53

Peja arriti ta mposht Sigal Prishtinën për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Play Off-it të Superligës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Radovic, i cili ishte trajner i Prishtinës muaj më parë, u shpreh se nuk ishte emocionale për të sepse ai është një profesionist para se gjithash.

“Jam i lodhur dhe i lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë, ishim nervozë, sidomos në pjesën e parë”, tha ai.

“Por arritëm të gjejmë ritmin, por në pjesën e parë duhej të luanim më mirë”, shtoi ai.

“Prishtina ka shumë basketbollistë të mirë, por loja jonë është nga brenda me djemtë e mëdhenjë, ishte e vështirë sepse ata luajnë me mbrojtje të ngushtë, por mbijetuam dhe fituam dhe sigurisht që jam i lumtur”, tha Radovic.

“Tani duhet të fokusohemi për gjysmëfinale sepse nuk kemi shumë kohë”, përfundoi Dragan Radovic./Lajmi.net/