Trajneri i Danimarkës tregon se a do të ‘stërvitet’ ekipi i tij kundër Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, është përgjigjur deklaratave që ditë më parë bënë bujë të madhe në Kosovës.

Sport

20/03/2019 17:18

Ditë më parë në mediet në Kosovë është publikuar një deklaratë e trajnerit Hareide, sipas të cilave ndeshja ndaj ‘Dardanëve’ për Danimarkën do të jetë një ndeshje e mirë për t’u stërvitur.

Hareides, në konferencën e mbajtur në ‘Fadil Vokrri’ i është kërkuar ta komentojë këtë deklaratë, nëse vërtetë ekipi i tij do të stërvitet ndaj Kosovës.

“Ndeshje trajnuese, miqësore, përgatitore para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian”, është përgjigjur Hareides.

Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës luhet ditën e enjte me fillim nga ora 19:00./Lajmi.net/