Trajneri i Boston takohet me yjet e skuadrës – nuk ka përçarje përbrenda dhomave të zhveshjes

Boston Celtics do të dalin me maksimumin e forcave edhe në ndeshjet e mbetura të finaleve të konferencës lindore.

Sport

18/09/2020 23:01

Me humbjen e mbrëmshme, Boston shkon në 0:2 disavantazh kundër Miami Heat, në finalet e konferencës lindore.

Raportohej se pas ndeshjes ishin rritur tensionet mes Marcus Smart e Jaylen Brown, por një gjë të tillë hedh poshtë Adrian Wojnarowski.

Brad Stevens është takuar në mbrëmje me Kemba Walker, Jayson Tatum, Marcus Smart e Jaylen Brown për të diskutuar pas humbjes.

Thuhet se është arritur përfundimi që kjo duhet tejkaluar normalisht, pasi qëllimi i trajnerit ishte të ruante shëndetin mental të skuadrës.

Asgjë raportohet nga Wojnarowski të mos ketë eskaluar në dhomat e zhveshjes.

Mbetet të shihet se si Boston Celtics do t’i qasen ndeshjes së tretë kundër Miami Heat. /Lajmi.net/