Tottenham mund të shpëtojë merkaton me dyshen e Juves – afër Kulusevski e Bentancur

Tottenham Hotspur janë në rrugë të mirë për të siguruar nënshkrimin me dyshen e Juventus.

Sport

30/01/2022 09:57

Skuadra e Antonio Conte ka pasur një merkato të dështuar deri në këtë pikë, por krejt mund të përmirësohet në orët e fundit.

‘Sky Sport Italia’ bën të ditur se Tottenham Hotspur janë në rrugë të mirë për të nënshkruar me Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur, transmeton lajmi.net.

Sipas po të njëjtit burim, londinezët mund t’i marrin dyshen për një çmim prej 70 milionë euro.

Spurs thuhet se janë gati të marrin suedezin Kulusevski në formë huazimi, me obligim blerje për 40 milionë euro.

Suedezi udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar lëvizjen, kurse pas kësaj, Spurs kthejnë vëmendjen për Bentancur.

Obligimi lidhet edhe me kualifikimin e Tottenham në CHampions League dhe numrin e paraqitjeve të lojtarit në Premier League. /Lajmi.net/