Toronto i jep fund ‘mallkimit’ të Drake, fiton titullin e kampionit në NBA

‘Mallkimi’ i rep artistit të njohur amerikan, Drake, ka marrë fund me triumfin e skuadrës së Toronto Raptors.

Sport

14/06/2019 16:44

Raptors kanë arritur që të mposhtin skuadrën e Golden State Warriros në ndeshjen e gjashtë finale, për të fituar titullin e kampionit në NBA.

Vitin e fundit, shumë skuadra apo individ sportiv kanë dështuar pasi shkrepnin fotografi me Drake, ose në rast se reperi bënte tifo për ta.

‘Mallkimi’ që ndoqi emra si McGregor, Anthony Joshua apo Sergio Aguero, nuk funksionoi edhe me Toronton.

Skuadra që përkrahet nga Drake, arriti që për herë të parë në histori të fitonte titullin e kampionit dhe t’i jap fund mallkimit të amerikanit. /Lajmi.net/