Top-momentet më kontraverse kur Reali u ndihmua nga gjyqtarët në Champions këtë sezon
Real Madrid është akuzuar se është favorizuar ndjeshëm nga arbitrat.
Sport
Përveç rasteve të viteve të kaluara, edhe këtë sezon, gjysëmfinalja ndaj Bajern prodhoi shumë raste për moviole.
Gjithashtu edhe takimi i fazës së kaluar “pushtoi” faqet e gazetave.
Ne po iu sjellim ndërmend të gjitha rastet kur Reali ia ka hedh paq pa u ndëshkuar nga arbitrat në rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Borusia Dortmund-Real Madrid 1-3
Top me dorë nga madrilenët në zonë dhe nuk kemi penallit. Serxhio Ramos prek topin me dorë pas largimit të Navas por arbitri nuk akordon 11-metërsh.
Real Madrid-Totenham 1-1
Kasemirio rrëzon në zonë Lorenten por arbitri “mbyll sytë”
Real Madrid-PSG 3-1
Penallti shumë e dyshimtë në favor të Kros kur Real po humbiste 0-1.
Juventus-Real Madrid 0-3
Kasemirio prek topin me dorë në zonë. Italianët protestojnë por përsëri nuk kemi gjë. Duhet theksuar se distanca e kontaktit ishte e afërt
Real Madrid-Juventus 1-3
Benatia pengon Lukas Vaskes në zonë. Arbitri nuk dëshiroi ti çonte ekipet në shtesa dhe akordon 11-metërsh. E dyshimtë…
Bajern-Real Madrid 1-2
2 raste. Marcelo prek topin me dorë pas një krosimi. Penallti e pastër. Ramos godet këmbët e Levandovskit në vend që të largoi topin, tjetër penallti e padhënë.