Ambasadori francez Huchet takon Rashiqin: Riafirmuam përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve

Ambasador i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, ka njoftuar se ka pasur takim me ministrin Nenad Rashiq. Ambasadori francez, ka bërë të ditur se gjatë takimit të dy, kanë diskutuar për të drejtat e komuniteteve joshumicë, njohjen e diplomave dhe kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur. ‘’Diskutim i mirë me ministrin…

Lajme

20/10/2026 20:25

Ambasador i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, ka njoftuar se ka pasur takim me ministrin Nenad Rashiq.

Ambasadori francez, ka bërë të ditur se gjatë takimit të dy, kanë diskutuar për të drejtat e komuniteteve joshumicë, njohjen e diplomave dhe kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur.

‘’Diskutim i mirë me ministrin Nenad Rashiq për të drejtat e komuniteteve joshumicë, njohjen e diplomave dhe kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur. Riafirmuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë’’, ka shkruar ai.