“Tha po dal me ecë…nuk ka pasur probleme më askënd” – momentet e fundit të babait me Auron Ferizin

Me 8 shtator të vitit 2025, po qëndronte këtu bashkë me katër shokë. Atë mbrëmje, Auron Ferizi, doli nga shtëpia, pa e ditur se nuk do të kthehej më i gjallë. Babai i 21 vjeçarit, ka rrëfyer për Tëvë1, momentet e fundit më të birin. Por, ajo që ndodhi më pas në hapësirat e jashtme…

Lajme

20/10/2026 20:53

Me 8 shtator të vitit 2025, po qëndronte këtu bashkë me katër shokë.

Atë mbrëmje, Auron Ferizi, doli nga shtëpia, pa e ditur se nuk do të kthehej më i gjallë.

Babai i 21 vjeçarit, ka rrëfyer për Tëvë1, momentet e fundit më të birin.

Por, ajo që ndodhi më pas në hapësirat e jashtme të këtij lokali në afërsi të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti, i tronditi të gjithë.

Një veturë me shpejtësi të madhe, i goditi pesë të rinjtë, duke iu shkaktuar lëndime të rënda.

Babai i Auronit, Artoni, në atë kohe ndodhej jashtë vendit.

Ndërsa lajmin e rëndë, thotë se ia kumtoi gruaja.

Lëndimet më të rënda në këtë rasti, i pësoi Auron Ferizi, të cilave nuk arriti t’u mbijetonte.

Babai i Auronit, thotë se djali i tij nuk kishte asnjë problem me askënd.

Sipas tij, Egzon Shallti, ngasësi i veturës që i goditi të pesë të rinjtë, kohë më parë kishte pasur një fjalosje me njërin prej shokëve me të cilin ndodhej natën kritike djali i tij.

Pas këtij rasti, Egzon Shallti u arrestua ndërsa mbi të rëndon vepra penale “vrasje e rëndë”.

Ndërsa për procesin gjyqësor ndaj tij, Arton Ferizi, ka një vërejtje në lidhje me ekspertizën për shpejtësinë me të cilën i akuzuari kishte vozitur makinën.

Ndryshe, për këtë rast, të martën Gjykata Themelore në Gjilan, e dënoi me 25 vjet burgim Egzon Shalltin.