Barcelona rikthen fanellën portokalli për sfidën ndaj PSG-së
Barcelona do të paraqitet me fanellën portokalli të sezonit të kaluar në ndeshjen e sontme ndaj Paris Saint-Germainit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Sipas mediave spanjolle, UEFA dhe përgjegjësit e transmetimit televiziv kanë kërkuar nga klubi katalunas që të mos përdorë asnjërën prej tri fanellave të sezonit aktual, për shkak të ngjashmërisë së ngjyrave…
Sport
Barcelona do të paraqitet me fanellën portokalli të sezonit të kaluar në ndeshjen e sontme ndaj Paris Saint-Germainit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave spanjolle, UEFA dhe përgjegjësit e transmetimit televiziv kanë kërkuar nga klubi katalunas që të mos përdorë asnjërën prej tri fanellave të sezonit aktual, për shkak të ngjashmërisë së ngjyrave me uniformën e PSG-së.
Fanella tradicionale kuqeblu, ajo e dytë me ngjyrat e zeza dhe vjollcë, si dhe fanella e tretë në nuancat e kaltërta, janë konsideruar të papërshtatshme për këtë përballje.
Për këtë arsye, skuadra e Hansi Flickut do të rikthejë fanellën e tretë portokalli të sezonit 2025/26, e cila ishte pjesë e koleksionit të kaluar të klubit.
Kjo fanellë u përdor edhe gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale ndaj Baselit, ku Barcelona fitoi me rezultat 5-2.
Tashmë, katalunasit do ta veshin atë edhe në një përballje zyrtare me rëndësi të madhe, në udhëtim te kampioni i Evropës, PSG-ja.