Shoqërohen dy të rinj te Rruga e Kavajës, një grup protestuesish mblidhen në bulevard
Dy të rinj janë shoqëruar nga policia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në vijim të protestës së zhvilluar në kryeqytet, të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Aksioni për shoqërimin e protestuesve vijon edhe në Rrugën “Myslym Shyri”, dhe rrugë të tjera kryesore të kryqytetit. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin…
Lajme
Dy të rinj janë shoqëruar nga policia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në vijim të protestës së zhvilluar në kryeqytet, të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu.
Aksioni për shoqërimin e protestuesve vijon edhe në Rrugën “Myslym Shyri”, dhe rrugë të tjera kryesore të kryqytetit.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave të shoqëruar dhe arsyet e ndërhyrjes së policisë. Protestuesit vijojnë të jenë të shpërndarë, ndërsa një grupim është mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.