Tifozët me mesazh emocionues për lojtarët e Kosovës, pas humbjes në Çeki

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar një humbje të rëndë në udhëtimin e saj në Plzen, kundër kombëtares së Çekisë.

Sport

15/11/2019 19:18

Kosova ka shuar shpresat për një kualifikim në Euro 2020, përmes kualifikueseve, pas ka edhe një rrugë përmes Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, lojtarë si Mërgim Vojvoda, Bersant Celina, por jo vetëm, u panë jashtëzakonisht të mërzitur dhe kokëulur.

Sot, në stërvitjen që Kosova e zhvilloi me dyert e mbyllura, tifozët përcollën disa mesazhe emocionuese, nga jashtë stadiumit.

“Kokën lart! Keni për çka të mburreni. Krenar me ty MERGIM.”

“Ëndrra vazhdon! You’ll never walk alone!” shkruhet në një poster që mbahet nga një tifoz i ri në moshë, përcjell lajmi.net.

Lojtarët e Kosovës do të kenë edhe një ndeshje të fundit në këtë kampanjë, kundër Anglisë, në ‘Fadil Vokrri’, gjatë së dielës. /Lajmi.net/