Tifozët do të lejohen në ndeshjet e basketbollit në numër të limituar

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë në elitën e basketbollit kosovar.

Sport

17/09/2021 11:55

Është marrë vendim që nga xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll të mund të ketë tifozë të pranishëm nëpër palestra, shkruan lajmi.net.

Numri i tyre do të jetë i limituar, 100 sosh të cilët duhet t’iu përmbahen rregullave mbrojtëse nga COVID-19: Respektimi i distancës dhe vendosja e maskës(mbi hundë).

Personat e interesuar të shikojnë ndeshjet duhet të posedojnë një nga dëshmitë:

Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.

Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjeve. /Lajmi.net/