Spalletti lavdëron Rrahmanin: I jep siguri ekipit

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka lavdëruar lartë qendërmbrojtësin Amir Rrahmani pas paraqitjes së mirë ndaj Venezias.

Sport

07/02/2022 08:53

“Napolitanët” fituan dje me rezultat 0 – 2, duke u rikthyer në garën për titull, me kapitenin e Kosovës që bëri një tjetër paraqitje të mrekullueshëm, përcjell lajmi.net.

Pas ndeshjes, Spalletti lavdëroi lartë Rrahmanin dhe bashkëlojtarin te ‘zemra’ e mbrojtjes Juan Jesus, për mënyrën e zhvillimit të futbollit në dy fazat.

“Rrahmani dhe Juan Jesus janë të lodhshëm në mënyrën se si luajnë futboll dhe i bëjnë të dyja fazat, ne jemi të qetë”.

“Por edhe sot luajtëm pa zëvendësim, thuhet se jemi shumë por nuk jemi kurrë: edhe sot kemi pasur dy lojtarë qendrorë që luajnë prej muajsh, duhet dhënë edhe më shumë meritë për zhvillimin e gjërave që duhet të bëjmë në fushë për t’i dhënë siguri ekipit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Napoli tani zë pozitën e dytë në tabelë, një pikë prapa liderit, Inter./Lajmi.net/