Shqipëri-Spanjë: Dalin formacionet zyrtare, Hysaj në stol
Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë sot ndeshjen vendimtare të grupit B të Kampionatit Evropian të futbollit ku do të ballafaqohet me Spanjën, aty ku edhe do të vendoset fati i saj në rrugëtimin e këtij kompeticioni. Me vetëm një pikë të mbledhur pas dy ndeshjeve të zhvilluara, humbjen nga Italia dhe barazimin me Kroacinë, të…
Sport
Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë sot ndeshjen vendimtare të grupit B të Kampionatit Evropian të futbollit ku do të ballafaqohet me Spanjën, aty ku edhe do të vendoset fati i saj në rrugëtimin e këtij kompeticioni.
Me vetëm një pikë të mbledhur pas dy ndeshjeve të zhvilluara, humbjen nga Italia dhe barazimin me Kroacinë, të besuarit e Silvinjos duhet që sonte ta kërkojnë me çdo kusht fitoren për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, derisa me një barazim eventual do të duhej të shpresonte të kualifikohej tutje nga pozita e vendeve të treta, raporton KosovaPress.
Nga ana tjetër, Spanja që tashmë e ka siguruar kualifikimin, pritet që të luajë me lojtarët që kanë pasur më pak minutazh dhe kjo jep më shumë mundësi që Shqipëria të synojë maksimumin e pikëve.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf me fillim nga ora 21:00. Në të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshja tjetër ë këtij grupit, ajo ndërmjet Kroacisë dhe Italisë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
Spanja: Raya, Grimaldo, Vivian, Navas, Zubimendi, Merino, Olmo,. Joselu, Oyarzabal, Ferran