Agim Ademi takon futbollistët shqiptarë të Hoffenheim-it pas ndeshjes ndaj Frankfurtit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka qenë sot i pranishëm në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjen e Bundesligës mes TSG Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt. Pas përfundimit të takimit, Ademi është takuar me tre futbollistët shqiptarë që luajnë për Hoffenheim-in: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Federata e…

Sport

30/08/2025 22:08

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka qenë sot i pranishëm në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjen e Bundesligës mes TSG Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt.

Pas përfundimit të takimit, Ademi është takuar me tre futbollistët shqiptarë që luajnë për Hoffenheim-in: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon përpjekjet për të afruar futbollistë nga diaspora, të cilët mund të jenë pjesë e planeve afatgjata të ekipit kombëtar.