Shaqiri i thotë lamtumirë tifozëve të Liverpoolit: Do më mungoni
Sulmuesi Xherdan Shaqiri pas kompletimit të transferimit te Lyon, ka dërguar mesazh për tifozët e Liverpoolit.
Sport
Shaqiri për 11 milionë euro kaloi te skuadra franceze, me të cilët ka nënshkruar kontratë trevjeçare, përcjellë lajmi.net.
Sot (e martë), shqiptari kreu stërvitjen e plotë me Lyon, derisa përmes një Instastory i ka dërguar mesazh tifozëve.
“Të dashur tifozë dhe Liverpool! Do më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e pabesueshëm Anfield. Faleminderit për gjithë mbështetjen. Më të mirat, qëndroni të sigurt”, shkroi ai.

Ndërkohë, nuk dihet kur Shaqiri do debutojë me Lyonin./Lajmi.net/