Selektori i Belgjikës, Martinez: Italia favorite për Euro 2020

Selektori i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, ka dhënë disa komente lidhur me Kampionatin Evropian 2020.

Sport

05/12/2019 19:14

Martinez beson se Italia është një nga favoritët për të triumfuar, pas punës së jashtëzakonshme të Roberto Mancini.

‘Azzurri’ do të kenë tri ndeshjet e grupit në shtëpi, në ‘Stadio Olimpico’, kundër Turqisë, Uellsit dhe Zvicrës.

“Italia janë në mesine favoritëve për Euro 2020” ka thënë Martinez, transmeton lajmi.net.

“Mancini ka bërë punë të jashtëzakonshme” shtoi trajneri i Belgjikës.

Italia i ka mbyllur kualifikueset në mënyrë perfekte, duke i fituar të gjitha ndeshjet e grupit. /Lajmi.net/