Salah më efikas tek Liverpooli se Luis Suarez

Luis Suarez sigurisht se mund të konsiderohet një nga sulmuesit më të mëdhenj që ka luajtur në ekipin e Liverpool, pasi kishte numra monstruoz me klubin.

Sport

19/08/2021 16:36

E anësori i klubit, Mohamed Salah duket se po e pason uruguajanin në shënimin e golave në klub, dhe edhe egjiptiani tashmë mund të konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë të “Të Kuqve” në këtë shekull, shkruan lajmi.net.

Një statistikë nga “WhoScored” tregon se egjiptiani në fakt ka efikasitet më të mirë se Luis Suarez që e kishte me Liverpoolin, duke pasur mesataren më të mirë për gol se uruguajani.

“El Pistolero” kishte një mesatare të golit çdo 138 minuta në Premier Ligë për Liverpool, gjersa Momo Salah ka një mesatare më të mirë, e cila rezulton për një gol çdo 127 minuta në kompeticion.

Përndryshe Salah është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Liverpool në kompeticionin e ri të Premier Ligës, duke i realizuar 96 gola në 146 paraqitje në kompeticion, duke i shtuar këtu edhe 35 asiste.

Luis Suarez në anën tjetër kishte 69 gola në 110 paraqitje në Premier League me “Të Kuqtë”. /Lajmi.net