Salah e pranon se nuk kishte marrëdhënie të mira me ish-lojtarin e Liverpoolit: Kishte tensione
Futbollisti egjiptian Mohamed Salah ka zbuluar në një intervistë për L’Equipe se kishte pasur tensione me ish-shokun e tij të skuadrës te Liverpooli, Sadio Mane. Salah theksoi se, pavarësisht mosmarrëveshjeve, të dy mbetën profesionistë dhe nuk lejuan që kjo të ndikonte në performancën e ekipit. “Po, pati tensione me Manen kur ai luante te Liverpooli.…

Sport
Futbollisti egjiptian Mohamed Salah ka zbuluar në një intervistë për L’Equipe se kishte pasur tensione me ish-shokun e tij të skuadrës te Liverpooli, Sadio Mane.
Salah theksoi se, pavarësisht mosmarrëveshjeve, të dy mbetën profesionistë dhe nuk lejuan që kjo të ndikonte në performancën e ekipit.
Ai shtoi se nuk shqetësohet për opinionet e jashtme dhe se e rëndësishme për të është që ndërgjegjja e tij të jetë e pastër. “Kopertinat shesin gazeta”, tha ai, duke kritikuar spekulimet mediatike.
Sadio Mane u largua nga Liverpooli në verën e vitit 2022, pas një sezoni ku skuadra ishte afër një kurore të katërfishtë, por përfundoi me vetëm dy trofe.
Senegalezi u transferua te Bayern Munich për 30 milionë euro, por periudha e tij në Gjermani nuk ishte pa probleme.
Koha e tij te Bayerni u shënua nga tensionet me trajnerin Julian Nagelsmann dhe një incident me Leroy Sane, ku raportohet se Mane e goditi shokun e skuadrës pas eliminimit nga Manchester City në Ligën e Kampionëve.