Sacchi identifikon lojtarët më të mirë dhe më të dobët të derbit mes Napoli dhe Milan
Arrigo Sacchi ka dhënë komentet e tij lidhur me ndeshjen e mbrëmshme mes Napoli dhe Milan.
Sport
Milan fitoi duelin kundër Napoli me rezultat minimal 0:1, falë golit të shënuar nga Olivier Giroud.
Sacchi ka thënë se fitorja e Milan ishte e merituar, derisa ka folur edhe për lojtarët më të mirë dhe ata më të dobët të ndeshjes.
“Po, ishte”, u përgjigj shkurt Sacchi, i pyetur nëse fitorja e Milan ishte e merituar.
“Performanca zhgënjyese nga anësorët Matteo Politano dhe Lorenzo Insigne ndikoi lojën. Zielinski po ashtu nuk bëri mjaftueshëm. Gjithsesi, Milan u mbrojt gati perfekt”, tha ikona italiane, si përgjigje për lojtarët më të dobët të takimit.
“Leao dhe Hernandez”, u përgjigj ai, kur u pyet për më të mirët. “Leao duket sikur ka një skuter kur të tjerët kanë biçikleta. Është impresionuese se sa lehtë ai fiton duelet një kundër një”, ishin fjalët e ish-trajnerit të Italisë dhe Milanit.
Me fitoren e mbrëmshme, Milan kanë marrë përkohësisht kreun e tabelës, por Inter kanë një lojë më pak. Milan kthehet në fushën e blertë të shtunën, kundër Empoli. /Lajmi.net/