Ruben Amorim zbulon arsyen pse e përjashtoi Garnachon nga ekipi i Man United

Alejandro Garnacho është përjashtuar nga planet e ekipit të parë të Manchester United nga trajneri Ruben Amorim, i cili ka këmbëngulur se vendimi nuk është personal. Argjentinasi po stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës dhe tashmë pritet të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’, me Chelsea dhe Aston Villan që po tregojnë interes serioz për…

Sport

03/08/2025 17:49

Alejandro Garnacho është përjashtuar nga planet e ekipit të parë të Manchester United nga trajneri Ruben Amorim, i cili ka këmbëngulur se vendimi nuk është personal.

Argjentinasi po stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës dhe tashmë pritet të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’, me Chelsea dhe Aston Villan që po tregojnë interes serioz për ta transferuar sulmuesin këtë verë. 

21-vjeçari nuk u përfshi në turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara, duke e bërë të qartë se e ardhmja e tij në ‘Old Trafford’ është pothuajse e mbyllur, ashtu siç e konfirmoi edhe ish-trajneri i Sportingut. 

“Garnacho është një djalosh shumë i talentuar, por ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë. Nuk mund ta shpjegosh saktësisht pse”. 

“Por kam ndjesinë se Garnacho dëshiron diçka ndryshe, një drejtim tjetër. Dhe unë e kuptoj këtë. Nuk është problem”. 

“Ndonjëherë përshtatesh me dikë, ndjen lidhjen. Herë të tjera, dëshiron një sfidë të re”. 

“Përpiqemi që çdo gjë të shkojë mirë për të gjitha palët, klubin, trajnerin dhe lojtarët. Kjo është diçka krejtësisht natyrale në futboll”. 

Tekniku portugez foli gjithashtu edhe për lojtarët që nuk duan të qëndrojnë në klub. 

“Ka lojtarë që tregojnë qartë se nuk duan të jenë këtu, dhe kjo është diçka normale. Nuk do të thotë që ata janë të këqij dhe unë jam i mirë, apo që unë jam i keq dhe ata janë të mirë”, përfundoi ai.