Rrahmani në garë për çmimin “Lojtari më i mirë i muajit” te Napoli

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit te Napoli.

Sport

01/02/2022 18:38

Rrahmani ishte titullar i padiskutueshëm te Napoli, derisa bërë paraqitje maestrale në muajin që lamë pas, shkruan lajmi.net.

Falë kosovarit, mund të thuhet se “Napolitanët” gjenden në pozitën ku janë në tabelë.

Napoli përmes komunikatës së fundit, kanë kërkuar nga tifozët të votojnë lojtarin më të mirë të muajit, ku aty është edhe Rrahmani.

Kandidatët e tjerë për këtë çmim janë edhe Giovanni di Lorenzo, Stanislav Lobotka dhe Elif Elmas./Lajmi.net/