Rrahmani flet për gjasat e Napolit që të fitojnë Scudetton: Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani ka folur lidhur me mundësitë që Napoli të fitojë titullin e kampionit në Serie A.

Sport

03/03/2022 16:18

Skuadra nga jugu i Italisë mbanë aktualisht vendin e parë në tabelë, me 57 pikë, 2 më shumë sesa Inter që kanë një ndeshje më pak.

Ndonëse janë liderë, Rrahmani thotë se është herët të përmendet Scudetto, pasi ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Gjithsesi, synimi i grupit, sipas tij, është të mbesin si heronj.

“Scudetto nuk përmendet shumë, sepse jemi në dijeni që është akoma shumë herët të flasim për të”, ka thënë Rrahmani, transmeton lajmi.net.

“Duam të kujtohemi si heronj, siç tha Spalletti. Ne do të provojmë deri në fund. Fitorja në momentet e fundit është gjithmonë mirë, pa marrë parasysh situatës. Ne duam të fitojmë të gjitha ndeshjet. Edhe po të humbnim në Romë, përsëri do të provonim. Me Lazion ishte fitore e rëndësishme për të vazhduar të jemi lartë në renditje. Tani, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Mund të ketë 4-5 skuadra për Scudetto. Atalanta e Juve mund të kthehen. Gjithçka mund të ndodh”, shtoi mbrojtësi kosovar.

Amir Rrahmani ka konsoliduar mirë veten e tij në formacionin startues të Napoli dhe ka qenë pikë kyçe e skuadrës së Luciano Spalletti në garën për titull këtë sezon. /Lajmi.net/