Roma dështon në transferimin e super lojtarit

Roma duket se ka marrë refuzime të njëpasnjëshme në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

16/01/2019 14:28

Roma ka tentuar në transferimin e Ozan Kabak nga Galatasaray, mirëpo thuhet se lojtari do të kalojë te Stuttgarti.

Skuadra italiane ishte përgatitur ta paguante klauzolën e tij prej 7.5 milionë euro, mirëpo ajo gjermane ka paguar 12 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Galatasaray është pajtuar që shet Kabakun te Stuttgarti, ndërsa Roma duhet ta shikojë një opsion tjetër.

18-vjeçari, i cili gjithashtu ishte i lidhur edhe me Interin, Manchester United, Olympique Lyonnais dhe Watford, do të zëvendëson Benjamin Pavardin, që kaloi te Bayern Munich. /Lajmi.net/