ZYRTARE: James largohet nga Bayern Munich

James Rodriguez është përshëndetur me ekipin e Bayern Munichut.

Sport

05/06/2019 13:33

James Rodriguez është larguar nga Bayern Munich pas periudhës së huazimit dhe rikthehet në Real Madrid.

Klubi kampion i Bundesligës ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin për blerjen e reprezentuesit kolumbian, përcjell lajmi.net.

“I urojmë Jamesit gjitha të mirat për të ardhmen e tij”, deklaroi zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge.

Kurse, James ka deklaruar se: “Falenderimi im i madh i takon klubit dhe tifozëve që gjithmonë kanë qenë në mbështetjen time. I uroj Bayernit gjitha të mirat për të ardhmen”. /Lajmi.net/