Robben plot buzëqeshje, gjen klubin e ri

Arjen Robben do ta vazhdojë karrierën në futbollin evropian.

Sport

09/05/2019 12:42

Arjen Robben ka filluar të marrë ofertat e para pas lajmërimit se do të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, “Sport Bild” raporton se Benfica është favorit për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

35 vjeçari së fundmi spekulohej me transferim në MLS ose Japoni.

Mirëpo, klubi i njohur portugez është duke konsideruar mundësinë e transferimit të tij në kontratë njëvjeçare. /Lajmi.net/