Ish-lojtari i tregon Liverpoolit se si mund ta mbajnë Salahun në skuadër

Liverpool është duke rrezikuar që në fund të sezonit t'i humbet disa lojtarë.

Merkato

28/04/2019 18:32

Liverpool mund t’i humbet disa lojtarë në fund të këtij sezoni, gjersa Real Madrid dhe Barcelona janë nga pretendetët kryesor.

Skuadra angleze po rrezikon që ta humbet Mohamed Salahun, pasi që madrilenët i duan shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

Por, ish-lojtari i Liverpoolit, Luis Garcia u ka bërë me dje një strategji se si t’i mbajnë lojtarët në skuadër.

“Liverpool e di se eka të vështirë që t’i mbajë lojtarët kryesor në skuadër”, tha fillimisht ai.

“Por, nëse ata duan që t’i mbajnë lojtarët më të mirë në skuadër si, Salah, ata duhet të fitojnë Premierligën në këtë sezon apo Ligën e Kampionëve, në mënyrë që ta bindin atë të qëndrojë.”, ka shtuar më tej Garcia. /Lajmi.net/