Rockets gjunjëzojnë Golden State për të ngushtuar diferencën në 2:1, rihapet gara

Është rihapur gara në gjysmëfinalen e konferencës perëndimore, ku përballë njëra tjetrës po luajnë skuadrat e Houston Rockets dhe Golden State Warriors.

Sport

05/05/2019 07:57

Pasi u mposhtën në dy ndeshjet e para, Rockets janë kthyer për të fituar në ndeshjen e tretë, për  të quar serinë në 2:1 dhe për të rihapur gjithçka.

Në një ndeshje që u përcoll me dy palë vazhdime, ishte skuadra e udhëhequr nga James Harden ajo që ia doli të merrte fitoren, pas rezultatit 126:121, shkruan lajmi.net.

Harden shkëlqeu me plot 41 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, duke bartur mbi supe komplet skuadrën e tij.

Ishte një tre pikësh me ‘step back’ pikërisht nga ‘The Beard’ ai që vendosi fatin e këtij takimi. Lojtari ishte i saktë në 14 nga 31 tentimet e tij nga loja e hapur.

Ndeshja e katërt e kësaj gjysmëfinale do të luhet nesër pas mesnate (sipas kohës sonë). /Lajmi.net/