Real Madridi ka prioritet Tchouameni, pas dështimit me Mbappe

Real Madridi ka prioritet nënshkrimin me Aurelien Tchouameni, pas dështimit me Kylian Mbappe.

Sport

22/05/2022 14:52

Real Madridi tashmë kanë ndryshuar prioritet e tyre, pas zyrtarizimit se Mbappe do të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Sipas ‘Marca’, Real Madridi ka tashmë synim kryesor nënshkrimin me mesfushorin e Monacos, Tchouameni, përcjell lajmi.net.

Mbappe kishte qenë objektivi numër një i ‘Los Blancos’ për disa muaj, por ai zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re me PSG të shtunën.

‘Mbretërit’ tani do të kërkojë alternativa të tjera, e që mesfushori francez është në krye të listës së dëshirave të tyre, pas sezonit të shkëlqyer në Monaco./Lajmi.net/