Reagimi i Zenelit për rastin e humbur nga Aliti

Ka marrë fund ëndrra për kualifikim në Kampionatin Evropian për Kosovës.

Sport

09/10/2020 08:01

‘Dardanët’ janë mposhtur 2:1 ng Maqedonia në Shkup të enjten mbrëma, në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve.

Kosova në këtë ndeshje u paraqit me shumë mungesa, diçka që u vërejt në lojën e skuadrës së Bernard Challandes, shkruan lajmi.net.

Fundi i ndeshjes ka mundur të jetë ndryshe, sikurse Fidan Aliti në minutën e 90’, të mos humbiste një mundësi të artë shënimi.

Një goditje të Zhegrovës, portierin i Maqedonisë nuk arriti ta devijonte si duhet, duke bërë që topi të shkonte te Aliti, i cili për fatin e tij të keq, nuk shënoi.

Ky rast i humbur, ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Kosovës, diçka që vërehet edhe te Arbër Zeneli, përmes fotografisë së mëposhtme./Lajmi.net/