Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës
Së fundmi, Rita Ora u bë protagoniste e një momenti të veçantë gjatë një emisioni televiziv francez, ku përveç intervistës tradicionale, paneli kishte përgatitur edhe lojëra zbavitëse me qëllim që të identifikoheshin këngë të njohura nga artistët ndërkombëtarë. Një nga momentet më interesante ishte kur Rita u përball me një këngë të Dua Lipës. Pa…

ShowBiz
Së fundmi, Rita Ora u bë protagoniste e një momenti të veçantë gjatë një emisioni televiziv francez, ku përveç intervistës tradicionale, paneli kishte përgatitur edhe lojëra zbavitëse me qëllim që të identifikoheshin këngë të njohura nga artistët ndërkombëtarë.
Një nga momentet më interesante ishte kur Rita u përball me një këngë të Dua Lipës.
Pa humbur shumë kohë, ajo ishte e para që zbuloi se artistja në fjalë ishte Dua Lipa, vetëm pak sekonda pas nisjes së këngës “Houdini”.
Ky reagim i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të panelistëve, marrë parasysh raportin që yjet e famshme kanë.
Raporti mes Ritës dhe Duas ka qenë shpeshherë temë diskutimi në media, kryesisht për shkak të rivalitetit të heshtur që thuhet se ekziston mes tyre.
Të dyja vajzat, të cilat kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, shpesh kanë qenë objekt komentesh dhe krahasimesh.
Në këtë rast, Rita shihet ne video duke u treguar pa komplekse dhe reagoi shpejt, megjithatë disa komentues menduan se ajo ndoshta priti pak sekonda për të dhënë përgjigjen, edhe pse ishte në dijeni për këngën menjëherë.
Ky moment jo vetëm që nxori në pah njohuritë muzikore të Ritës, por edhe raportin e saj me këngëtaren nga Peja, duke treguar se edhe në mes të rivalitetit të përfolur, ka respekt dhe njohje profesionale.